21.5 C
Tirana
14 / 10 / 2026

Jorida Tabaku shkon në Bllokun e Sigurisë, takon protestuesit që u arrestuan një ditë më parë

Një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është paraqitur në Bllokun e Sigurisë për të takuar personat e arrestuar pas tubimit.

Tabaku, e cila mban edhe detyrën e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka shkuar pranë ambienteve ku mbahen të ndaluarit, në një moment kur vëmendja është përqendruar te veprimet e Policisë pas protestës dhe personat e shoqëruar apo arrestuar.

Vizita e deputetes së PD-së vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, ku pati përplasje me efektivët e Policisë dhe persona të lënduar.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera mbi përmbajtjen e takimeve apo deklarata të deputetes lidhur me vizitën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x