23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Java e derbit të kryeqytetit, statistika dhe kuriozitete për Partizani-Tirana

Të dielën e 2 tetorit në orën 19:00 luhet derbi i kryeqytetit, përballja e parë sezonale mes Partizanit dhe Tiranës në Abissnet Superiore.

“Të kuqtë” kryesojnë renditjen me 12 pikë pas 5 ndeshjeve të luajtura, ndërsa kampionët në fuqi të Tiranës janë vetëm 4 pikë larg në prag të kësaj superndeshjeje.

“Derbi është një sfidë që duhet fituar”, është refreni kryesor në të dy kampet gjatë këtyre ditëve, sepse dihet rivaliteti historik mes dy skuadrave të kryeqytetit.

Në pritje të spektaklit, po ju njohim me disa statistika dhe kuriozitete të kësaj përballje të madhe të futbollit shqiptar.

Deri më tani janë luajtur 166 takime mes dy skuadrave në të gjitha kompeticionet (nga viti 1947 deri në 2022) dhe bilanci anon nga Partizani që ka fituar 68 takime, Tirana ka triumfuar 46 herë, ndërsa 52 takime kanë përfunduar në barazim.

Të kuqtë kanë shënuar 225 gola në këto përballje, ndërsa bardheblutë 181.

Fitorja më e thellë e Partizanit është regjistruar në mars të vitit 1947, kur “demat” kanë mposhtur rivalët e Tiranës me rezultatin 8-0.

Fitorja më e thellë e Tiranës ndaj rivalëve të qytetit është arritur në vitin 1985, kur bardheblutë mposhtin 7-3 Partizanin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x