“Ja ku jam, vij fitimtar”, kanë qenë këto fjalët e para pas 11 muajsh mungesë në Parlament, të kreut demokrat Sali Berisha.
Ky i fundit, në një fjalë të gjatë nga foltorja e Kuvendit, ka dhënë mesazhe të qarta dhe ka artikuluar akuza të forta kundrejt kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon për arrestin shtëpiak të tij për 11 muaj.
Berisha deklaroi se Kryeministri Rama kërkoi të nderonte kujtimin e diktatorit Enver Hoxha për të eleminuar opozitën në Shqipëri.
“Më 21 dhjetor të 2023-shit, Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën, të Shqipërisë pa opozitën.
Në një vendim që zgjati 8 minuta, me pasion e histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosë demokracinë, pluralizmin në Shqipëri.
Votuat duke mohuar të drejtën e fjalës pasi fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush. Votuat duke mbushur Parlamentin me mbi 50 gardistë. Rikujtuat në këtë mënyrë se ishte dhjetor i ’46-ës,Enver Hoxha vendosi të eleminojë opozitën e Shqipërisë. Rama për të nderuar kujtimin e tij zgjodhi dhjetorin për të larguar Berishën nga Parlamenti, për ta arrestuar pa asnjë fakt e provë.
Mirëpo, i bëtë llogaritë të gabuar, sepse nuk ishte viti ’46. Ju kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së SHBA dhe ndiqnin agjendën e Sorros.
Sot JA KU JAM! Unë vij këtu me mesazhin e fitores, vij fitimtar, për të udhëhequr opozitën drejt fitores”, deklaroi Berisha.
- “Nuk do ua lëshojmë kurrë tokën”/ Vijon përplasja e banorëve të Rrjollit me policinë: E kemi me letra pronën - 06/02/2026
- Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, ulet dënimi për 853 të dënuar - 06/02/2026
- Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave - 06/02/2026