Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e së enjtes.
Ai është thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për koncesionin e sterilizimit.
Në një deklaratë për mediat, Cani tha se duhet të ruajë sekretin hetimor e se ai ka zbatuar ligjin.
”Jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas me detaje se çfarë ndodhi. SPAK-u duhet falënderuar bashkë me ju pasi po punojnë për zbulimin e të vërtetës. Jam gati të përballem me drejtësinë.
Kam qenë i hapur për çdo çështje. Unë kam dhënë përgjigje për ato që më ka kërkuar institucioni në zbatim të ligjit. Ç’donte Ilir Rrapaj me mua, nga ta gjej unë lidhjen! Pse duhet ta njoh unë atë.
Unë nuk jam ministri që kam kryer pagesat, pasi kur ka filluar koncesioni unë jam larguar nga detyra. Kam qenë dakord. Unë them nëse plotësohet dokumentacioni jam i detyruar të zbatoj ligjin. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin”, – tha Cani.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026