Juristi Ylli Manjani ka komentuar incidentin që ndodhi në nisje të seancës së sotme plenare, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nuk u lejua nga gardistët të hynte në sallën e Kuvendit.
Manjani tha se punonjësit e Gardës po kryenin detyrën e tyre dhe se, nëse do të ishte në vendin e tyre, do ta godiste me shuplakë Shehajn.
Sipas tij, nëse ushtron dhunë, atëherë do të përballesh me dhunë.
Manjani: Pyetja konkrete është: Si zgjidhet kjo përplasje? Ai thotë: “Unë jam deputet, hape rrugën aty, legen”. Shpullë turinjve do t’ia fusja po të ma bënte mua atë. Do t’i thosha: “Ec, legen, përjashta”. Ai gardisti atë punë ka atje, të ndalojë atë që nuk lejohet të hyjë.
Atij i kanë vendosur një pengesë dhe ai do që ta çajë, por në fund do ta pësosh. E gjithë historia është kjo: nëse do të bësh dhunë, do të marrësh dhunë mbrapsht. Pra, nëse do që të hysh me forcë në Parlament, kur e ke të ndaluar, do të nxirresh, siç ka thënë Jozefina, “prej zhelesh”. Këta gardistët duhet të respektojnë porosinë e Jozefinës: “Prej zhelesh jasht”.
- Zgjidhet Presidentja e Kosovës/ Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula kryetarja e shtetit pas marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në minutat e fundit - 07/10/2026
- Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro - 07/10/2026
- Ismail Lulani, kumtuesi i epshit të ngjyrave shpuese dhe poetikës shprehëse në pikturën shqiptare - 07/10/2026