13.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

Inceneratori i Fierit/ Shtyhet më 4 korrik seanca, 12 të pandehur nuk ishin ende gati për t’u mbrojtur

Është shtyrë për më datë 4 korrik seanca sa i takon inceneratorit të Fierit.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë pasi 12 të pandehurit nuk ishin ende gati sa i takon mbrojtjes së tyre.

Ditën e sotme u bë mbrojtja e ish-deputetit të PS Alqi Bllako, Florian Muça dhe Azem Shaterri.

Më herët gjatë seancës në GJKKO palët janë përballur dhe kanë pasur debate për ndryshimin e akuzave të SPAK.

Avokatët e Alqi Bllakos e konsideruan ndryshimin si ekstraligjor dhe në kundërshtim me të gjitha parashikimet ligjore.

Vetë Bllako tha se kjo ishte vijim i një hakmarrje ndaj tij, i cili po ndjek nga afër seancën në GJKKO.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x