Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar. Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata do të perfitojne ulje të denimit me një të tretën.
Ndërsa për Etleva Kondin procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua. Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet me 18 maj ora 9.
Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë ‘albtek energy’, Klodian Zoto, Mirel Mertiri e Stela Gugallja për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026