Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku 5 deputetë të PD, anëtarë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit u paraqitën për të marrë pjesë në mbledhjen që ata vetë e kishin kërkuar, por dyert e zyrave të Kuvendit ishin të kyçura.
Me anë të një postimi në Facebook, ku Gjekmarkaj ka publikuar edhe pamjet thotë se “Kuvendi nuk është bunkeri personal i Kryetarit të Kuvendit, ku ai ka legjitimitetin ta hapë dhe ta mbyllë sipas dëshirës, por vendi ku ushtrojnë përgjegjësitë e tyre mazhoranca dhe opozita”.
Sipas Nënkryetarit të Kuvendit refuzimi i mazhorancës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë dhe sjellja, sipas tij, e Kryetarit të Kuvendit ‘nuk janë akte të denja për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian’.
Teksa dënon sjelljen e kryetarit të Kuvendit, Gjekmarkaj i bën thirrje të respektojë Rregulloren e Kuvendit dhe të lejojë opozitën të ushtrojë përgjegjësitë e veta.
Reagim i Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës!
Mbyllja e dyerve të Kuvendit për deputetët e opozitës është një akt i paprecedent.
Kuvendi nuk është bunkeri personal i Kryetarit të Kuvendit, ku ai ka legjitimitetin ta hapë dhe ta mbyllë sipas dëshirës, por vendi ku ushtrojnë përgjegjësitë e tyre mazhoranca dhe opozita.
Refuzimi i mazhorancës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë dhe sjellja e Kryetarit të Kuvendit nuk janë akte të denja për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Mbrojtja e korrupsionit qeveritar me arrogancë në Kuvend është dëshmi e degradimit të institucionit përfaqësues të qytetarëve.
Duke dënuar me forcë sjelljen e sotme të Kryetarit të Kuvendit, i bëj thirrje të respektojë Rregulloren e Kuvendit dhe të lejojë opozitën të ushtrojë përgjegjësitë e veta.
- Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë! - 26/12/2025
- Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit - 26/12/2025
- Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes! - 26/12/2025