21.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

I ikën patrullës dhe kundërshton me forcë efektivët, arrestohet emigranti nga Anglia

Një i ri shqiptar me banim në Angli është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi ka tentuar ti ikë një postblloku të ngritur në qytetin e Burrelit.

22-vjeccari është larguar me shpejtësi, duke bërë që patrulla të vendoset në ndjekje dhe ta arrestojë më pas.

Gjatë momentit të ndalimit, i riu që drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka kundërshtuar po ashtu me forcë efcektivët e policisë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 22 vjeç, banues në Angli, pasi teksa drejtonte automjetin, në qytetin e Burrelit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë, pasi janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e 22-vjeçarit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x