Edhe pse aktualisht në burg, Ilir Meta ka dërguar një mesazh gjatë protestës së sotme të opozitës, duke iu drejtuar protestuesve përmes një mesazhi zanor.
Ai u shpreh se po mbahet në burg nga firmat e një ish-zyrtari të LSI-së që hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas, duke iu referuar Endrit Braimllarit.
Ky i fundit para disa javësh deklaroi publikisht se është larguar nga radhët e Partisë së Lirisë.
Ai po ashtu e cilësoi 11 majin si një datë historike që do të shënojë skadimin e “narkoregjimit” të Edi Ramës. Meta beson se kjo ditë do të jetë një simbol i fitores për ata që duan lirinë dhe do të shënojë nisjen e ndërtimit të një modeli të ri zhvillimi, që do të fokusohet në rritjen e ekonomisë së brendshme.
“Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal. Ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Si ka mundësi që nuk e thërret Ramën për këtë rast. Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI hyn te Dumani si opozitar dhe del si rilindas dhe bën fushatë për Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij. 11 maj është dita historike e skadimit të narkoregjimit. 11 maji do të jetë dita e liridashësve dhe nisja e ndërtimit të një modeli që mbështetet në zhvillimin e ekonomisë së brendshme”, tha Meta.
- “Flirtimi” i Kinës me Perëndimin irriton Uashingtonin, si po ndryshojnë ekuilibrat gjeopolitikë - 29/01/2026
- Champions League / Renditjet përfundimtare, si do të ndahen skuadrat për shortin, oraret dhe skema që do të përdoret - 29/01/2026
- Champions/ Spektakël në ndeshjet e fundit, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, fitore për Interin (Rezultatet) - 29/01/2026