13.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Hoxha për momentin e fjalimit të Berishës: Çudi si nuk i ka eliminuar akoma organizatorët

Artan Hoxha ka qenë pjesëmarrës në aktivitetin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për hapjen e fushatës elektorale në stadiumin “Air Albania” dhe komentoi këtë event në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Sipas Hoxhës, pjesëmarrja ka qenë rreth 20 mijë vetë, por më pas ata u larguan për shkak se vijoi gjatë dhe Berisha që foli i fundit, më shumë u foli karrigeve pasi stadiumi ishte boshatisur.

Hoxha e quajti këtë një gafë të organizatorëve.

“Ata që janë marrë me organizimin e atij aktiviteti, nuk e di se si nuk i ka eleminuar akoma Berisha. Të lësh liderin ashtu në fund…

Sabotimi më banal që iu bë një aktiviteti, se ajo që i ndodhi Berishës dhe Metës nuk ka. Të dalë lideri pas tre orësh aty, është sabotim i aktivitetit.

Vajta për ta parë se e dija që një nga pikat që do e godiste mazhoranca ishte pjesëmarrja. Këtë herë droni doli jashtë funksioni sepse stadiumi ishte i mbuluar”, tha Hoxha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x