26.5 C
Tirana
18 / 08 / 2025

Hiqet ‘kufiri’ me Kosovën, rikthehet normaliteti në pikëkalimet mes dy shteteve

Nga dita e sotme është riaktivizuar marrëveshja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Kosovës, duke hequr kontrollet në kufi për të gjitha automjetet me targa të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Pika e kalimit kufitar në Morinë pati më shumë fluks se ditët e tjera.

1 Majin, një ditë pushimi edhe në Kosovë, qytetarët kanë zgjedhur ta kalojnë në Shqipëri. Pavarësisht fluksit, nuk u krijuan radhë pritjeje.

Marrëveshja në fjalë u aplikua për herë të parë në sezonin e kaluar, e vlefshme për të gjitha pikat e kalimit kufitar Shqipëri–Kosovë.

Kjo marrëveshje përjashton nga kontrollet vetëm automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës, ndërsa automjetet me targa të shteteve të tjera u nënshtrohen procedurave standarde të kontrollit.

Marrëveshja në fjalë është e vlefshme për periudhën 9-mujore deri më 31 maj të vitit 2026.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x