Erling Haaland tashmë ka një ngjashmëri më se të arsyeshme në botën e kinemasë. Sulmuesi i Manchester City ka një ‘sozi’ nga premiera e serialit ‘Shtëpia e Dragoit’. Ky është aktori britanik, Matt Smith.
Ky vepron si Princi Daemon Targaryen në film dhe sapo e kanë parë në ekran, ngjashmëria e tij me bomberin norvegjez ka rezultuar si “emërues i përbashkët” i të gjithëve. Madje, tashmë shumë e kanë pagëzuar futbollistin me pseudonimin e… “demonit”.
Këto komente tashmë kanë arritur te sulmuesi i Manchester City. Dhe si ka reaguar ai? Epo, në mënyrë pozitive për shkak të disa ngjashmërive të realitetit me trillimin dhe ai është rehat.
“Ai i pëlqen shakatë dhe mendon se është qesharake. Daemon është i paparashikueshëm, edhe Erling gjithashtu, kështu që personaliteti i tij gjithashtu përshtatet”, – tha një pjesëtar i Manchester City për “The Sun”.
Haaland është një i ri mjaft i sjellshëm dhe i afrohet publikut… Pushimet në Spanjë, afërsia me fansat dhe ndjeshmëria e kanë vendosur në qendër të të gjithëve. Starti i serialit të ri ka qenë një ‘bum’, edhe nag ngjashmëria e personazhit kryesor me sulmuesin norvegjez. Dhe Haaland duket se i pëlqen kjo gjë…
- “O Ramë ku je, dil nga bodrumi”, kryeministri i përgjigjet Bashës: O Lul na thave sytë, stres zero, gjumi top, je i pavdekshëm - 17/03/2025
- “Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur, për çfarë më duhet kjo jetë?! - 17/03/2025
- Tragjedia me 59 viktima, jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time - 17/03/2025