Një grup oficerësh ushtarakë në Guinea-Bissau kanë marrë kontrollin e vendit, ndërsa raportimet e para thonë se presidenti Umaro Sissoco Embaló është arrestuar.
Grushti i shtetit ka shpërthyer pas të shtënave me armë në kryeqytetin Bissau, ku ushtarët shpallën pezullimin e procesit zgjedhor dhe vendosën një shtetrrethim gjatë natës.
Ky zhvillim ka ndodhur në një moment kur vendi po priste shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, që përfshinin dy rivalët kryesorë, Embaló dhe Fernando Dias.
Pasi u dëgjuan të shtënat në afërsi të pallatit presidencial, burime qeveritare i thanë BBC-së se presidenti Embaló ishte ndaluar.
Më pas, oficerët ushtarakë u shfaqën në televizionin shtetëror dhe shpallën marrjen e kontrollit të shtetit, duke akuzuar politikanët të paidentifikuar për përpjekje për të destabilizuar vendin me mbështetje të një baroni të drogës.
Ata njoftuan mbylljen e kufijve të vendit dhe vendosjen e një shtetrrethimi. Oficerët gjithashtu kërkuan që popullata të qëndronte e qetë, ndërkohë që u ngritën pika kontrolli nëpër të gjithë kryeqytetin.
- Sekretari amerikan i Shtetit uron shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë: Vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë - 28/11/2025
- Shqipëria, 113 vite e pavarur/ Kryeministri Rama uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë - 28/11/2025
- Mbeti e plagosur nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, humb jetën anëtarja e Gradës Kombëtare në Uashington - 28/11/2025