Zvetlana në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka sjellë problemin që ka me bashkëshortin Ymeri i cili tregohet tepër i pasjellshëm me të. Svetlana është ruse e cila jeton në Itali dhe prej 20 vitesh njihet me Ymerin. Janë martuar në 2015, por ajo nuk ka marrë pasaportë dhe në fshatin Çermë ku jeton Ymeri ajo nuk figuron si gruaja e tij.
Zvetlana tregon se i dërgon Ymerit çdo muaj nga 950 Euro dhe se shtëpinë dhe femrën në këtë fshat e ka ndërtuar me Lekët e saj. Ajo ka frikë se përderisa emri i saj nuk figuron si bashkëpronare e shtëpisë, Ymeri mund t’ja japë fëmijëve që ka nga martesa e parë. Zvetlana i kërkon ndihmë zonjës Eni Çobani ta ndihmojë të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet bashkëpronare e shtëpisë që Ymeri ka ndërtuar me Lekët e saj.
Zvetlana: I dërgoj 950 Euro në muaj që ai të jetojë mirë.
Eni Çobani: Pra, ti merr 1 milion Lekë të vjetra.
Ymeri: Po.