18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Gra si ti/ Fioralba Cakoni, vajza nga Elbasani që ndoqi ëndrrën për matematikë deri në SHBA

Gruaja që dha e para idenë të vaksinës ARN, që u përdor për herë të parë për Covid-19, nuk gjeti pozicion pune në asnjë laborator, dhe as në universitet.

Kur thuhet që matematika është shkenca e meshkujve është gabim. Nuk ka ndryshim në formimin e trurit dhe inteligjencës midis vajzave dhe djemve, është një koncept social që është krijuar prej kohësh.

E dini që pas një ekoje te mjeku fshihet një ekuacion matematikor? Po që pajisja me ultratinguj për ekzaminime punon në bazë të koeficientëve që tregojnë nëse një organ është i shëndetshëm apo ka tumor? Këto i bën matematika, dhe matematikanet si prof.Fioralba Cakoni, e cila merret me matematikën e aplikuar prej 30 vitesh. Vajza nga Elbasani i Normales së famshme ndoqi ëndrrën e saj për shkencën e numrave që e çoi në Amerikë, ku është edhe sot, një shkencëtare dhe pedagoge e vlerësuar në të gjithë botën.

Ndiqeni rrëfimin e saj se do t’ju surprizojë dhe frymëzojë në të njëjtën kohë!

Prof. Fioralba është autore e disa teksteve bazë për Matematikën e Aplikuar, sidomos për fushën e saj të interesit qëquhen Studimet e Inversit. Ka rreth 125 artikuj shkencor tëbotuar. Ka marrë pjesë në mbi 95 konferenca shkencore si ligjëruese dhe është anëtare e huaj e Akademisë Shqiptare tëShkencave prej vitit 2020. Fellow e Shoqatës Amerikane tëMatematikës prej vitit 2019. Puna e prof. Fioralbës gjen aplikim të gjerë si në radarët me tinguj, teknikat e imazheve biomjekësore, testimin shkatërrues, dizajnin strukturor dhe materialet kompozit, por edhe në fushën e grafikës kompjuterike. Është kaq e gjerë fusha juaj. Kur përfunduat studimet nëmatematikë, në vitin 1983, a e kishit menduar se do të ishit këtu ku jeni sot? 

Jo në mënyrë specifike, por gjithmonë kisha një forcë tëbrendshme që më shtynte dhe në çdo moment kam ecur një hap drejt ëndrrës sime. 

E keni marrë hap pas hapi ngadalë të gjithë rrugëtimin. Çfarë ju bëri juve që të studioni matematikë dhe çfarë të jep matematika që ndoshta shkencat e tjera nuk ta japin?

Unë kam qenë shumë e apasionuar pas matematikës dhe kam qenë një nga ato që e dinin që në shkollë fillore se, çfarë drejtimi duhet të merrja. Unë kam marrë pjesë në olimpiadat e matematikës që kur isha në shkollë. Edukimin deri në gjimnaz e kam marr në Elbasan. Qyteti i Elbasanit ishte një qendër intelektuale, që e dashuronte arsimin dhe prindërit më shtynin drejt arsimimit, por pasioni im i matematikës filloi që në moshëtë vogël. Në Elbasan pata fatin të kisha një mësuese matematike të mrekullueshme, që më drejtoi dhe më përgatiti për të marrëpjesë nëpër olimpiadat e matematikës. Kam fituar dhe olimpiadat e matematikës dhe për mua nuk kishte asnjëpaqartësi se cilin drejtim do merrja. Menjëherë më pranuan nëdegën e matematikës. Në atë kohë dega e matematikës kishte disa profesorë që ishin vërtetë mendjehapur, pavarësisht nga kufizimet e asaj kohe dhe përpiqeshin të merrnin në degën e matematikës më të talentuarit në të gjithë Shqipërinë, si profesor Petraq Pilika dhe të tjerë. Ajo që më ka pëlqyer në matematikëka qenë logjika e pastër. Nuk ka asnjë paqartësi; është e vërtetëose nuk është e vërtetë, ndryshe nga çdo gjë tjetër në jetë që ka shumë interpretime, ka paqartësira. Më ka pëlqyer vërtet ajo qartësia e matematikës në logjikë. Kjo ka qenë gjatë kohës qëedukohesha në shkollë deri në Universitet. Pastaj e kam parë qëmatematika është gjuha e përbashkët e gjithë shkencave dhe këtëe vura re që në edukimin universitar, sepse në Fakultetin e Shkencave ne ishim bashkë me shkenca të tjera ekzakte si kimia, informatika, biologjia dhe kur vinte puna matematika bazë ishte një gjuhë që duhet ta dinin dhe ta përdornin dhe shkencat e tjera. 

Në qoftë se shohim doktoraturën tuaj të vitit 1996 e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Patras në Greqi, titullohej “Disa rezultate në ekuacionin e valës abstrakte, probleme të teorisë së shpërndarjes në elasticitetin dhe termoelasticiteti në frekuencën e ulët”. Mund të na shpjegoni pse kjo fushë interesi dhe çfarë studiohet në të?

Pavarësisht se ajo që bëj unë është Matematika e Aplikuar, specialiteti im është analiste. Unë bëj analizën e problemeve qëmotivohen nga fusha e skateringut, e shpërndarjes së valëve. Emri teknik është shumë i gjatë, por në gjuhen matematikore, shpërndarja e valëve në elasticitet, akustikë, elektromagnetizëm etj. është një model me ekuacione diferenciale me derivate tëpjesshme. Unë si analiste zgjidh këtë problem, përpiqem të gjej koeficientët që janë në këtë ekuacion. Është një problem i vështirë dhe që ka filluar në fakt si shkencë matematike ekzakte pas Luftës së Dytë Botërore, sepse u motivuan nga aplikimi i radarëve dhe më vonë nga aplikimet në imazheri mjekësore. Atëherë, le të marrim një shembull të thjeshtë: Eko-ja është njëprocedurë që të gjithë pothuajse e dinë dhe është një nga aplikimet më të thjeshta të kësaj që bëj unë. Në konfiguracionin e thjeshtëzuar dërgohet vala akustike brenda në trup, reflektohet nga organet në trup dhe matet/regjistrohet vala që kthehet mbrapsht. Me këtë informacion, me valën që vjen mbrapsht, unësi matematikane duhet të përcaktoj strukturën e organeve që e kanë shpërndarë këtë valë brenda trupit. Matematika këtë bën. Doktori nuk di fare se çfarë bëhet prapa skenave me matematikën, ajo që japim ne është çfarë shikon doktori nëekran: nëse organi është i shëndetshëm apo ka ndonjë problem. Ky model është modeluar me ekuacionin e valëve, që është njëekuacion hiperbolik në terminologjinë tonë dhe ajo që matet nga kthimi i valëve, zgjidhja e këtij ekuacioni që unë e di aty ku matet. Domethënë e di vetëm në një zonë të përcaktuar. Po nga ana matematike, unë dua të përcaktoj vlerën e koeficientit qëështë në ekuacionin me derivate të pjesshme, sepse vlera e koeficientit përcakton atë strukturën/materialin. Për shembull, nëqoftë se pacienti ka një tumor, koeficienti është ndryshe, ndërsa nëse organi është i shëndetshëm koeficienti është sërish ndryshe. Me matematikën unë përcaktoj koeficientin në këtë ekuacion diferencial. Kjo është një degë e re. Problemi është shumë më ivështirë sesa problemi që ne e quajmë “i drejtë”, ky ështëproblem invers. Problem i drejtë është që unë kam sistemin e ekuacioneve dhe gjej zgjidhjen. Kjo është zhvilluar prej kohësh, me shekuj domethënë. Problemi i anasjellë është që unë di zgjidhjen dhe përcaktoj koeficientet, përcaktoj ekuacionet; ky është shumë më i vështirë. Matematika në këto lloj problemesh është shumë e gjerë, që nga analiza, që nga implementimet numerike si “computer visualisation” edhe shumë fusha të tjera. 

A bashkëpunoni me ekspertë të tjerë të teknologjisë apo tëfushave të tjera për të nxjerrë këto produkte?

Po, por jo direkt. Kontributi im bëhet nëpërmjet artikujve shkencor që unë shkruaj dhe ato janë të hapura dhe njihen e gjenden nga ato që praktikojnë këtë lloj metodash. Që nga matematika që bëj unë e deri në zbatim është një rrugë e gjatë,sepse duhen validuar ato rezultate, do zhvillohet teknologjia. Ne si matematikanë zhvillojmë metoda të reja që janë ndryshe nga ato klasiket e përdorura dhe do një kohë që të zëvendësohen mënyrat klasike deri në përdorimin publik siç është për shembull eko ose MRI. 

Disa metoda të reja motivojnë kërkim më të vazhdueshëm nëmatematikë, disa mund të kthehen në teknologji. Ka shumëfaktorë të tjerë që janë pjesë e vendimeve që të ndryshohet teknologjia. Jo çdo rezultat që arrihet në fushë, ndoshta nuk shkon deri në ndryshimin e teknologjisë, por motivon kërkime tëtjera shkencore. Është një komunitet i madh ndërkombëtar, ka aktivitet shumë të madh në këtë fushë që jam unë, për arsye sepse ka aplikime që janë të drejtpërdrejta në të gjithë fushat. Ne diskutuam për imazherinë, por ka aplikime nga më tëndryshmet. Në fakt, kërkimi im shkencor me kolegët e mi, me një grup që kemi, financohet direkt nga Zyra e Kërkimeve Shkencore të Air Force amerikane. Ata janë të interesuar jo për zhvillime teknologjike, por janë të interesuar për atë që quhet “kërkim shkencor bazë”, ku zhvillohen idetë bazë. Siç është kjo agjenci shkencore, është gjithashtu edhe Agjencia e National Health Foundation, në Amerikë. Ka plot agjenci që janë midis matematikës dhe aplikimeve. Ne bëjmë transmetimin e arritjeve matematikore dhe i lidhim me zbatimet praktike.

Unë nuk mundem që atë që përmendët tani në fund të mos e lidh me situatën dhe me çfarë ndodh në Shqipëri. A keni ju dije dhe njohuri si është situata e kërkimit në matematikë në Shqipëri dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen për të rritur aftësitë kërkuese dhe cilësinë edhe llojin e kërkimit që ndodh në matematikë këtu në vend?

Po. Do ta filloj në fakt me një aktivitet që sapo mora pjesë, që tëjustifikoj përgjigjen time. Ky ishte një aktivitet ndërkombëtar i nisur nga Diaspora Shqiptare e shkencëtarëve në fushën e matematikës, i mbështetur nga një institucion francez qëmbështet zhvillimin e matematikës në vendet në zhvillim, me mbështetjen e plotë të Akademisë së Shkencave dhe Fakultetit tëShkencave. Gjatë periudhës dy javore të shkollës ishin pjesëmarrës studentë shqiptarë dhe studentë të huaj. Studentët shqiptarë kanë lënë një përshtypje të jashtëzakonshme. Lektorët ishin nga gjithë vendet e botës, ato ishin në gjendje që të ndiqnin leksionet, të ndiqnin materialet, kishin dëshirë të mësonin, merrnin pjesë në zgjidhjen e problemave që iu dha gjatë këtij programi dhe kanë lënë një opinion të jashtëzakonshëm nëkolegët tanë që ne kishim ftuar nga Amerika, Franca, Gjermania, vendet Skandinave e me radhë. Doja të thoja që e pashë me eksperiencë direkte atë energji që ekziston midis të rinjve shqiptarë për t’u integruar në fushën ndërkombëtare të shkencës. Ndoshta dhe të degëve të tjera që nuk i di, nuk mund të flas, por në matematikë po. Janë goxha vështirësi në Shqipëri, shumica e këtyre të rinjve përpiqen që të gjejnë mënyra për të studiuar jashtë shtetit. Është shumë e rëndësishme për trupën intelektualeshqiptare,  Ministrinë e Arsimit, Fakultetin e Shkencave, Akademinë dhe të Diasporës shqiptare të Shkencës, e cila fatmirësisht është relativisht shumë e madhe për shkencëtarët e suksesshëm shqiptarë, një thesar i madh për shtetin tonë. Kështuqë në bashkëpunim me Diasporën duhet të përpiqen të krijojnëmundësi që të rinjtë shqiptarë të jenë pjesë aktive në komunitetin ndërkombëtar të shkencës, por duke punuar dhe kontribuar nëvendin e tyre. Vështirësitë janë, sepse në radhë të pare shkenca bëhet në Universitete, patjetër bëhet edhe në kompani tëndryshme, por shkenca bazë bëhet në Universitete në të gjithëbotën. Kompanitë kanë grupet e tyre shkencore, por janë tëlidhura me projekte që u interesojnë. Shkenca bazë bëhet nëuniversitete dhe universitetet janë pjesë e komunitetit. Kolegët shqiptarë kanë një ngarkesë të jashtëzakonshme tëmësimdhënies. Duke e krahasuar me atë që jap unë mësim, p.sh., unë jap mësim një klasë për semestër, kurse kolegët shqiptarë duhet të japin mësim 12 orë më shumë në javë në çdosemestër. Kjo ngarkesë e madhe nuk i le kohë që të integrohen. Gjithashtu duhet të investohet që edhe profesorë të huaj të vijnëdhe për periudha të shkurtra të japin leksione në fushat më tëfundit, sepse është një lloj vonese midis asaj që zhvillohet nëkëtë moment dhe kur kjo vjen në ambientet kërkuese shkencore në Shqipëri. Në qoftë se kjo vonesë është 6 muaj, shkenca ecën shumë shpejt, prandaj duhet që te krijohen mundësira qëkërkuesit shqiptarë të ndjekin ritmin e kërkimit shkencor. 

Nuk janë vetëm librat, ajo që është kryesore në matematikëështë një website që quhet “mathscinet”, ku janë të gjithëartikujt matematikorë ku çdo kërkues duhet çdo ditë të kërkojëartikuj dhe mesa di unë në Shqipëri nuk ka akses të plotë. Vlerësimi që kemi për profesorë të universitetit dhe kërkuesit nëshoqëri duhet të ndryshojë, se nuk vlerësohen për atë punë qëbëjnë. Ka pak tendencë që çdo gjë të vlerësohet në shumën e parave që merr. Ma bëjnë dhe mua këtë pyetje kur më thonë“Oh, po ti udhëton në gjithë këto vende, si të kompensojnë?” Dhe unë i them “Unë jam profesore në Universitet, unë marr njërrogë nga Universiteti që pjesën më të madhe të punës e ka për kërkimet shkencore. Udhëtimet në vende të ndryshme janë pjesëe punës sime. Unë nuk mund të bëj kërkime shkencore pa udhëtuar dhe pa komunikuar nga afër me kolegët në gjithëbotën.” Kjo nuk është vetëm një dukuri shqiptare, ndodh edhe nëbotë. Gjërat vlerësohen në bazë të shumës financiare që të jepet, prandaj duhet të ndryshojë. Produktet që një profesor nxjerr, nëradhë të parë duke edukuar brezat në lëndë të ndryshme nënivele të larta, domethënë jo vetëm në shkollat e mesme që janëbazë, por profesorët e Universitetit i përgatisin që të vazhdojnëkarrierën në fusha të ndryshme. Prandaj është edukimi, ështëedhe kërkimi shkencor, i cili që të zhvillohet kërkon dhe mbështetje dhe vlerësim nga e gjithë shoqëria. Sigurisht mbështetje financiare, por dhe opinioni duhet ta vlerësojë qëkërkimi shkencor është si artisti: prodhon gjëra që janë tëmendjes, si artisti që prodhon gjëra të shpirtit. Dhe vlerësimi nuk bëhet vetëm në para. Ajo që marr unë është rroga. Edhe jashtështetit kur arrin nivelin që kam arritur unë bën një jetë të mirë, por nëse do të bëhesh i pasur mos shko në art, në krijim. Shkenca është si art, ka dedikim emocional. P.sh., ajo gruaja qëdha e para idenë të vaksinës ARN, që u përdor për herë të parëpër Covid-19, ajo nuk gjeti pozicion pune në asnjë laborator, dhe as në universitet. Ajo mesatarisht po të llogarisje orarin e punës me kompensimin ka punuar për 1$/orë. Ajo gjithë jetën investoidhe punoi, sepse ishte pasioni, si artisti. Artisti ndonjëherë vdes dhe i varfër, por krijimtaria mbetet. 

Si pedagoge me një përvojë të madhe ju keni udhëhequr shumëstudentë në kërkimet e tyre për doktoratë ose post-doktoratë. A ka ndonjë dallim mes djemve dhe vajzave që studiojnë matematikë? 

Jo. Kur thuhet që matematika është shkenca e meshkujve ështëgabim. Nuk ka ndryshim në formimin e trurit dhe inteligjencësmidis vajzave dhe djemve. Është një koncept social që ështëkrijuar, nuk ka asnjë ndryshim. Është ky problemi i prezantimit të grave në shkencë, por është një problem në nivelet më të larta, por që rrënjët i ka që në shkollat fillore. Është krijuar si njëkoncept social që nëse ti je femër dhe studion matematikë ose shkencë, nuk je aq atraktive. Femrat janë më të prirura ndaj degëve sociale. Pra, fillon kjo që me motivimin e fëmijëve që tëstudiojnë e të luajnë me lodra që kanë matematikën bazë ose shkencat e tjera. Pastaj vazhdon në të gjithë nivelet e edukimit dhe ky koncept social shkon gjatë gjithë sistemit të edukimit dhe kjo influencon zgjedhjen e studimeve që bëjnë të rinjtë, shkojnënë matematikë apo shkenca të tjera. Në performancë dhe rezultate nuk ka dallim midis djemve dhe vajzave. Unë kam udhëhequr plot doktoratura të suksesshme nga vajza dhe djem,që kanë arritur rezultate shumë të mira, janë rregulluar nëpozicione post-doktorate dhe më tutje në mënyrë të barabartë. 

Tani që e njohëm Fioralbën si matematikane le ta njohim edhe si grua. Mund të na flisni pak për jetën jashtë auditorëve, jashtëvalëve, jashtë matematikës? Çfarë bëni ju kur mbaroni orarin e punës?

Puna jonë nuk ka orar në fakt. Në kërkimet shkencore nuk ke orar 9 me 5. Ka të mirën dhe të keqen: ka të mirën që e kam kohën më fleksibël, por ka dhe të keqen që puna nuk mbaron. Nuk ka ndarje të qartë të punës dhe jetës familjare ose sociale. Megjithatë, unë kur iu futa rrugës sime që të vazhdoja jashtë,kisha edhe një vajzë dhe nuk ka qenë e lehtë. Me ndihmën e mamasë ia arrita. Ka qenë e vështirë si të balancosh karrierën me detyrimet familjare dhe ky është në fakt një problem i grave nëshkencë dhe teknologji, sepse shkenca nuk ka pushim. Nuk mund të marrësh dy muaj pushim e të kthehesh, sepse shkenca tëlë mbrapa. Duhet vazhdimisht të punosh. Tani të vijojmë nëaspektin praktik dhe ditor që më pyetët, unë siç thashë, punënnuk e mbaroj në 5, por gjithnjë vazhdon. Gjithsesi unë përpiqem që të ndjek disa hobi, sepse duhet edhe të çlodhesh. Mua mëpëlqen shumë dalja në natyrë. Tani vajzën e kam të rritur, mëpëlqen që të kalojmë një kohë aktive dhe një kohë cilësore sëbashku. Flasim, ecim në park. Nuk bëj ndonjë sport, por ecja mëpëlqen shumë, dal me shoqërinë për të kaluar disa orë tëkëndshme. Udhëtimet që bëj në vende të ndryshme i shikoj si pjesë të zhvillimit tim shkencor profesional, por edhe si pjesësociale, sepse shoqëria jonë që punojmë në universitet është nga e gjithë bota, pra nuk është vetëm lokale. 

Kjo është e bukura, ke një mik në çdo vend që shkon. 

Po, dhe kur shkojmë në konferenca mblidhen jo kolegët vetëm por vjen dhe shoqëria, kalojmë dhe aty kohë të këndshme sociale. Jeta ime është e thjeshtë, jam e preokupuar me atë qëbëj, ajo më mbush. Mund të lë një gjë jashtë anës profesionale një ditë, por atë që bëj çdo ditë në matematikë nuk e lë dot. Sikur të rri një javë pa bërë atë nuk qëndroj dot.

Në qoftë se ju vetë do të bënit një fushatë nxitëse për vajzat nëShqipëri, çfarë do tu thoshit? Për shembull atyre që mund tëjenë në shkollë të mesme apo në 9-vjeçare, apo atyre që i janëfutur shkencës por mendojnë ta lënë për të bërë diçka tjetër. Cili do ishte mesazhi kryesor i kësaj fushate nxitëse? 

Unë do ta kem shumë të thjeshtë, pa ato sloganet: në qoftë se e ndiejnë që matematika të jep kënaqësi, shkenca të jep kënaqësi, mos dëgjo asnjë nga këto zhurmat e jashtme, ndiq ëndrrën, sepse edhe nëse nuk vazhdon të bësh kërkime shkencore, specifikisht në matematikë apo në një degë tjetër gjatë gjithë zhvillimit tëkarrierës, mund të dalin mundësi që të japin kënaqësi. Për mendimin tim duhet të ndiqni ëndrrën tuaj. Ju pëlqen matematika? Ndiqni ëndrrën tuaj dhe gjatë këtij procesi gjenivendin tuaj si të kontribuoni në shkencë dhe teknologji.

Podcastin e plotë me Fioralba Cakonin mund ta ndiqni këtu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x