Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, shkruan atsh.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, së bashku me “Faktoje”, deputetë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të mediave, hapën ekspozitën “Pas Dritës së Kuqe”.
Zyra e BE në Tiranë thekson se kjo është një kujtesë e fuqishme se valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe shpyllëzimi, jo vetëm që dëmtojnë natyrën e Shqipërisë, por ndikojnë thellë edhe në jetët dhe shëndetin e mijëra njerëzve në mbarë vendin.
Integrimi i Shqipërisë në BE, dhe në veçanti Kapitulli 27 i negociatave të anëtarësimit (që mbulon mjedisin), ofron një mundësi për të punuar për zgjidhje afatgjata, thekson Delegacioni i BE.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato në fjalën e tij u shpreh se, “Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë. Ndryshimet klimatike na prekin të gjithëve, dhe mbrojtja e pasurisë natyrore të Shqipërisë do të kërkojë angazhimin e qeverisë, bizneseve, shoqërisë civile dhe qytetarëve”.
“Gratë, të rinjtë dhe më të cenuarit duhet të jenë në qendër të veprimit tonë”, theksoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
- Deklarata e Trump për misionin e NATO-s në Afganistan, zyrtarja kanadeze përgënjeshtron fjalët e tij: Forcat evropiane nuk qëndruan jashtë vijave të frontit, ato… - 22/01/2026
- Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë - 22/01/2026
- Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën - 22/01/2026