10.5 C
Tirana
17 / 02 / 2026

Gjyqi në Hagë/ Rama publikon pamjet: Aktivistët vendosin 5 mijë emblema të UÇK-së pas “burgosjes” së NEWBORN-it

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje lidhur me aktivitetin e zhvilluar sot në Prishtinë, ku pas një aksioni simbolik nga aktivistë të ndryshëm përkujtimorja e mirënjohur NEËBORN u “burgos” me një grilë hekuri dhe mbishkrimin “Kosova e burgosur”.

Rama bën me dije se aktivistët kanë vendosur rreth 5,000 emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në hapësirën përreth, një aksion për të cilin ai ka shprehur respekt. Ngjarja vjen si një formë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së, të cilët aktualisht po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Rama thekson rëndësinë e kujtesës historike dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

Respekt. Pas “burgosjes” simbolike me një grilë hekuri të përkujtimores së mirënjohur NEWBORN, me mbishkrimin “Kosova e burgosur” sot aktivistët kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x