16.5 C
Tirana
24 / 04 / 2026

Gjykata e Apelit vendos masën për Vangjush Dakon

Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” për Vangjush Dakon, i cili doli sot përballë gjykatës për një masë më të butë sigurie.

Seanca në Apel u shqyrtua nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x