Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj.
Apeli i Tiranës ka refuzuar ekstradimin e tij në Hagë duke rrëzuar kështu vendimin e shkallës së parë.
Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. Gjyqtari Gent Shala ka vendosur refuzimin e ekstradimit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.
Avokati Ardjan Visha apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila pranoi ekstradimin. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vet Goxhaj.
Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026