9.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Gjykata e Apelit, mungesë gjyqtarësh/ Çështjet civile nuk gjykohen prej vitit 2019

Mungesa e trupave gjykuese në gjykatën e Apelit të Korçës, ka sjellë shtyrje përtej afateve kryesisht të çeshtjeve civile.

Kryetari i dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena bën me dije se që nga viti 2019 nga ana e kësaj gjykate nuk janë gjykuar çështje civile, duke krijuar një stok prej rreth 2500 çështjesh të pashqyrtuara. E gjithë kjo sipas tij vjen për shkak të ngarkesës së dosjeve për shqyrtim dhe mungesës së trupave gjykuese të kësaj gjykate.

Gjykata e Apelit të Korçës vetëm dy ditë më parë është plotësuar me një trupë gjykuese që edhe për avokatin Lena është e pa mjaftueshme për të gjykuar çështjet e shumta që presin shqyrtimin.

Momentalisht pranë kësaj gjykate, sipas Lenës gjykohen vetëm masat e sigurisë, çështjet penale dhe masat e sigurisë së padive dhe rrallë ndonjë çështje civile.

Gjykata e Apelit në Korçë ka funksionuar me dy trupa gjykuese me nga tre gjyqtarë secila, ndërkohë që momentalisht ka vetëm një trupë dhe ajo plotësohet me gjyqtarë të komanduar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x