Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka takuar në Berlin ish-Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, aktualisht drejtues i “Friedrich Ebert Stiftung”. Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se në fokus të takimit ishin çështjet e integrimit dhe rrugëtimi I Shqipërisë drejt BE-së.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj Martin Schulz, një mik i imi dhe mbështetës solid i Shqipërisë, aktualisht President i “Friedrich Ebert Stiftung”. E falenderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen që fondacioni i ka dhënë Partisë Socialiste. Diskutuam për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian, rrugën e Shqipërisë dhe sfidat me të cilat ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian”, tha Gjiknuri.
Më herët, numri dy i socialistëve zhvilloi një takim pune në Berlin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik, Niels Annen.
“Folëm për bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e Gjermanisë, zhvillimet e brendshme dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale. Na siguroi se Gjermania mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të japë kontribut themelor në procesin e integrimit rajonal duke mbështetur nëpërmjet mekanizmave të BE dhe ato bilateriale investimet që synojnë ndërlidhjen rajonale”, shkruan Gjiknuri.
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026