7.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Gjermania zhgënjen, Spanja dhe Belgjika bëjnë detyrën, Kroacia nuk shkon më shumë se barazimi/ Tabela e rezultateve

Dita e katërt e Botërorit patjetër qe do të sjellë me vete emocione dhe tronditje ku padyshim humbja e Gjermanisë 1-2 ndaj Japonisë ka luhatur pozitat e saj në një grup shumë delikat në të cilin ndodhet dhe Spanja e cila nga ana tjetër zhvilloi një ndeshje “stërvitore” duke mundur Kosta Rikën 7-0. Kroacia ngec ndaj Marokut dhe i jep mundesinë Belgjikës të marrë kreun e Grupit F pasi mundi Kanadanë minimalisht 1-0.

Dita e katërt e Botërorit:

Marok – Kroaci ka qënë ndeshja e parë e kësaj të mërkure të cilat dueluan për llogari të Grupit F. Kroatët vinë në këtë Botëror si finalistë të edicionit të kaluar të udhëhequr nga pika e tyre më e fortë, kapiteni Luka Modric.


Pjesa e parë është e ekulibruar me të dyja ekipet që luftojnë fort në mesin e fushës por marokenët të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit kanë marrë urdhra nga tekniku Walid Regragui për të mbrojtur me forca të shumta. Pikërisht ky rreshtim i dendur në prapavijë i vë në veshtirësi nënkampionët e Botës të cilët duhet të kujdesen për kundërsulmet e shpejta të lojtarëve të Marokut. Në fundin e pjesës së parë kroatët pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Amrabat por gjyqtari Rapallini nuk është i këtij mendimi dhe i dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.


Pjesa e dytë fillon pak më kërkuese nga të dyja ekipet që tentojnë ti afrohen golit dhe i pari moment real është për Marokun në minutën e 65’ ku Hakimi në një goditje dënimi lëshon një “predhë” drejt portës kroate por fatmirësisht Livakovic është pozicional duke grushtuar goditjen. Fill pas këtij momenti Kroacia tenton të “zgjohet” por përsëri rreshtimi me forca të shumta në prapavijë i Marokut ja bën shumë të vështirë krijimin e manovrës sulmuese duke e ndarë ndeshjen 0-0.

Gjermani – Japoni


Gjermania e fillon këtë Kupë Bote me humbje ashtu siç bëri në “Rusi 2018” kur u mund nga Meksika në ndeshjen hapëse dhe u finalizua me skualifikimin që në grupe. Skuadra gjermane u përball ditën e sotme me Japoninë në “Khalifa International Stadium”, në një ndeshje ku dukej se gjermanët do të kishin një bast të lehtë por japonezët menduan ndryshe duke i ndëshkuar me Ritsu Doan në të 75′ dhe Takumo Asano në të 83′ duke marrë një fitore historike.


Pas disa tentativash për të shënuar ka ardhur minuta e 33′ e pjesës së parë dhe Gjermania kalon në avantazh me anë të 11-metërshit të cilin e konvertoi në gol Gundogan. Japonia cinike mbrohet mirë dhe pret gabimet e Gjermanisë, e tejzgjatur në fushën e lojës dhe për pak sa nuk gjen golin e avantazhit pas një krosimi në zonë nga ana e Nagatomos. Gjermanët vazhdojnë të jenë kërkues për të dyfishuar rezultatin dhe pikërisht në minutën e fundit të shtesës Kai Havertz do të dërgojë topin në rrjetë por që do të anullohet për pozicion jashtë loje nga ana e sistemit VAR. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin minimal 1-0 për Gjermaninë.


Ritmi nuk bie as pjesën e dytë ku Japonia i bashkohet lojës së Gjermanisë duke hedhur shikimin më shpesh drejt portës së Manuel Neuer. Gjermanët mundohen të përfitojnë nga hapësirat e lëna pas nga Japonia ku në minutën e 59’ Gundogan do të godasë shtyllën duke i hequr mundësinë për të dyfishuar rezultatin dhe për të shënuar të dytin personal. Ne minutën e 70’ gjermanët godasin plot 4 herë portën e Japonisë por portieri Gonda është i pakalueshem në këtë situatë. 2 minuta më pas është rradha e Manuel Neuer të bëjë heroin për Gjermaninë me një pritje të shkëlqyer. Por kaq nuk mjafton. Japonezët ushtrojnë dhe shpërblehen me gol në minutën e 75’ ku i sapofuturi në lojë Ritsu Doan gjen rrugën e rrjetës. Do të vinte minuta e 83’ dhe momenti i “kapitullimit” për Gjermaninë pasi Takumo Asano do të çojë sfidën në 1-2.
Mesa duket Gjermania i bashkohet Argjentinës drejt rrugës së gabuar për të tentuar trofeun e Kupës së Botës.


Spanjë – Kosta Rika


Spanja zbret në “Ahmed bin Ali Stadium” kundër Kosta Rikës të motivuar edhe më shumë pas hapit fals të Gjermanisë.
Është një ndeshje e cila i ngjason më shumë një seance stërvitore me Spanjën që as më shumë as më pak shënon 7 gola në portën e Kosta Rikanëve. Festivalin e golave e hapi Dani Olmo në minutën 11’. Më pas golat erdhën si më poshtë:
Asensio 11’
Torres 31’ (penallti), 54’
Gavi 75’
Soler 90’
Morata 90+3


Me këtë rezultat Spanja tregon qasjen e saj për këtë Botëror dhe blindon vendin e parë në Grupin E.

Belgjikë – Kanada


Ndeshja e fundit e ditës së katërt solli një përballjë shumë të bukur midis Belgjikës dhe Kanadasë.
Djajtë e Kuq u panë favorit në letër por ishin Kanadezët të cilët kishin të parët mundësinë e artë për të kaluar në avantazh kur në minutën e dhjetë të pjesës së parë VAR sinjalizon një prekje me dorë të Carrasco-s brenda zonës duke shkaktuar penallti. Alphonso Davies merr përsipër të ekzekutojë 11-metërshin por i zakonshmi Courtois i kupton krahun dhe duke i hequr kështu golin e avantazhit. Pjesa e parë luftohet më së shumti në mesfushë dhe me raste te shpeshta shpërthimi nga të dyja krahët dhe pikërisht kur u duk se skuadrat po shkonin në dhomat e zhveshjes në barazim, është Michy Batshuayi i cili pas një vertikalizimi në thellësi nga Toby Alderweireld çon ndeshjen në 1-0.

Pjesa e dytë e lojës është përsëri cilësore nga të dyja ekipet me belgët që kanë një epërsi të lehtë por pa raste konkrete për të dyfishuar rezultatin, gjithsesi kjo nuk i ndalon të largohen me tre pikë nga kjo sfidë. Në këto kushte Belgjika ngjitet provizorisht në krye të grupit F.

REZULTATET E DITËS SË SOTME:

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x