Gazetari Martin Leka thotë se duhet të ketë një ligj për debatet publike, në prag të fushatave elektorale.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se duhet debat publik mes kreut të qeverisë dhe kreut të opozitës.
Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se e keqja është marrëveshja Rama-Berisha në vitin 2008.
Martin Leka: Sillen njësoj, sepse edhe dallimet ideologjike janë shumë pak. Ne kemi një të djathtë dhe një të majtë, por nuk dallohen fare. Kemi Ramën që flet për të pasurit, por kemi një të djathtë që flet për shtresat në nevojë. Në fakt, kjo nuk është shkelje ligji, por shkelje morali. Duhet të kemi debat mes atij që kërkon të marrë pushtetit dhe atij që e ka. Mosdebatet politike vijnë nga fakti që të dy kryetarët e partive politike, e quajnë veten superior. Ka një lloj injorimi. Unë mendoj që këto lloj debatesh janë konsumuar aq shumë gjatë viteve të qeverisjes, sa nuk ka nevoojë. Berishën dhe Ramë, i shohim aq shumë nëpër ekrane, gjithë ditën… Mendoj që në ligjin zgjedhor të hiqen kufizimet për median dhe të vendoset debati i detyruar publik.
Artur Nura: Këta e bëjnë debatin me korrespondencë. Vjen orientimi nga lart, strategjia. E gjithë e keqja është 2008, nga Berisha dhe Rama. Në parti nuk ka demokraci, le ta pranojmë. Nëse do flasim për përgjegjësi nuk e shoh Ramën me më pak përjegjësi se Berisha. Nëse do flasim për strategji fitoreje, Rama është hapa para./abcnews.al
- Faktet që na ndihmojnë të njohim më mirë gjeniun e çuditshëm të fizikës, Albert Ajnshtajn - 18/04/2025
- Sondazhi i Piepolit/ Një javë nga nisja e fushatës, Rama konfirmon fitoren me 50% të votave! Berisha mbetet në të njëjtat shifra! Çfarë ndodh me “të vegjlit” - 18/04/2025
- Ben Affleck flet si rrallëherë për Jennifer Lopez dhe marrëdhënien e tyre - 18/04/2025