Gjykata e Posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Lulo akuzohet nga SPAK për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë.
Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyrë 172 m2 e deklaruar si e dhuruar, në Rrugën e Durrësit.
Për provimin e akuzës, përveç 2 akt-ekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmitarëve.
Seanca e radhës do të zhvillohet në 30 janar.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026