Një “ulje e vështirë” është më e pakta që mund të thuhet për një avion kargo të tipit Boeing 737 që sot rrezikoi praktikisht të mbytet në ujërat e një liqeni, pranë aeroportit të Monpeljesë në Francë.
Avioni i kompanisë West Atlantic ishte nisur nge aeroporti kryesor i Parisit, Charles de Gaulle, dhe mbërriti në Monpelje rreth orës 3 të mëngjesit, por për arsyeje ende të paqarta, për të cilat po dëshmojnë 4 pjesëtarët e ekuipazhit, mjeti fluturues nuk arriti të frenonte në mënyrë të qetë, madje vazhdoi ecjen e saj deri në fund të pistës, me kokën që u zhyt në ujërat e liqenit.
Nga aksidenti nuk pati mrekullisht asnjë të lënduar, por aeroporti ka mbetur i mbyllur, duke ndikuar në shtyrjen e shumë fluturimeve.



- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026