10.5 C
Tirana
28 / 04 / 2026

FOTOT/ Dua Lipa nuk ‘shkulet’ nga bregdeti shqiptar, ka gjetur qetësinë në Ksamil

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur për të tretin vit radhazi jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

Gjatë kësaj jave, këngëtarja e njohur ka ndarë shpeshherë foto dhe video të ndryshme nga pushimet në Ksamil, ne resortin luksoz Kep Merli, e shoqëruar me familjen dhe shoqërinë saj.

Prej ditësh ajo ka ndarë pushimet tipike shqiptare, duke kënduar hite në gjuhën shqipe dhe duke ngrënë ushqime tradicionale.

Edhe ditën e sotme Dua ka ndarë disa momente nga pushimet duke treguar se po relaksohet në maksimum në bregdetin e jugut. Krahas fotove ajo ka shkruar “qetësi” dhe pas kësaj mund të themi se qetësia për Duan është Ksamili dhe Shqipëria.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x