Mbreti Çarls i Mbretërisë së Bashkuar është sulmuar me vezë nga një protestues.
Incidenti ndodhi në qytetin York të mërkurën në mëngjes.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, mbreti shihet duke biseduar me një zonjë, kur papritmas disa vezë hidhen drejt tij.
Për fatin e tij të mirë, asnjëra nga vezët nuk përfundoi në trupin e mbretit, por në tokë. Mbreti dukej krejt i qetë dhe jo fort i shqetësuar nga hedhja e vezëve, duke e vazhduar ecjen ngadalë.