Krerët më të lartë të politikës po marrin pjesë në ceremoninë mortore në kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kjo ceremoni ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Sali Berisha dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë, që dy kundërshtarët politikë të 20 viteve të fundit, janë në krah të njëri- tjetrit.
Prej gati një viti, ish-kryeministri Berisha ndodhej në arrest shtëpie me vendim të GJKKO-së, teksa gjatë kësaj periudhe nuk mungonin ironitë e Ramës për mbështetësit që i shkonin nën dritare çdo ditë për të dëgjuar fjalimet e tij.
Megjithatë, teksa pjesëmarrjet në të njëjtat aktivitete duhen kërkuar larg në kohë, në Parlament ata janë marrë vesh rregullisht me njeri-tjetrin, megjithëse njëri në zyrë dhe tjetri në arrest shtëpie. Pakti i fundit mes tyre ishte ai i ndryshimit të Kodit Zgjedhor për mbylljen e listave dhe një tjetër pritet të shënohet këto ditë, sërish në funksion të zgjedhjeve të 11 majit.
- Arnat në rroba, kujtesë e një kohe që vjen për të na treguar se çfarë është vërtetë lumturia - 13/11/2025
- Sot mbledhja e përbashkët qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama: Krenar për këtë ditë historike, nënshkruajmë 16 marrëveshje - 13/11/2025
- Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-ve - 13/11/2025