11.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Fluks në pikat kufitare të juglindjes/ Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë mbi 14 mijë shtetas

Vijon të jetë i lartë fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit përmes kësaj pike kanë hyrë 5292 shtetas shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë 2831.

Për të përballuar fluskin në rritje edhe ditën e sotme nga ana e stacionit kufitar në këtë pikë kalimi janë marrë të gjitha masat për të shmangur rradhët e gjata në hyrje. Për këtë pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Paraditen e sotme probleme ka pasur në anën tjetër të kufirit, aty ku shtetasit shqiptarë bëjnë me dije se kanë qënë të detyruar të presin në rradhë deri në 40 minuta. E gjithë kjo ka ardhur pasi pala greke ka punuar me vetëm 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje.

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës bëjnë me dije burimet zytare fluski në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë ka qënë i lartë gjatë 48 orëve të fundit. Kjo edhe për atë sepse shqiptarët e vendit fqinj kanë zgjedhur të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në qytete të ndryshme të vendit përfshi këtu edhe Korçën e Pogradecin.

Gjatë 24 orëve të fundit bëjnë me dije burimet përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë-Thanë kanë hyrë 3891 shtetas shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë 2031 shtetas.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x