Fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Burime pranë stacionit kufitar të kësaj pike, bëjnë me dije se mëngjesin e kësaj të shtune ka patur një fluks të shtuar lëvizjesh në dalje drejt Maqedonisë së Veriut.
Nga lëvizjet e shumta mësohet se në orët e paradites ka patur rradhë automjetesh që ka shkuar deri në 1 kilometër.
Për të përballuar këtë fluks lëvizjesh jo të zakontë për stinën, nga ana e policisë sonë kufitare janë marrë masa duke shtuar numrin e sporteleve në dalje.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, mëngjesin e sotëm nuk ka patur probleme sa i përket funksionimit të sistemit kompjuterik, çka tregon se rradhët e gjata janë krijuar thjesht nga fluksi i madh i lëvizjeve të shtetasve shqiptarë e të huaj që kanë kërkuar të kalojnë në shtetin fqinj përmes kësa pike kufitare.
Pas shtimit të personelit gjendja është normalizuar, por sipas burimeve të siguruara pranë kësaj pike të kalimit kufitar bëhet me dije se fluksi i lëvizjeve vijon të jetë i lartë.
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026