Shoku i Hygerta Metës, një prej autoreve të vrasjes së babait të saj Pëllumb Meta më 10 shkurt, ka rrëfyer ekskluzivisht në emisionin “Jetë Shqiptare” se shoqja e tij ka frekuentuar shkollën edhe pas krimit.
“Hygerta ka qenë prezente. Ka qenë gjithmonë tip i qëndrueshëm, vinte si një studente e mirë në shkollë.
Ishte si e mbyllur në vetvete. Hygerta ishte shumë studente e mirë, e përgatitur, përgjigjej. Nuk na e priste mendja se mund të bënte diçka të tillë”, u shpreh Romeo.
Ky i fundit u shpreh se Hygerta ishte një studente shumë e mirë, ndërsa u shpreh i tronditur mbi ngjarjen e rëndë. Ai u shpreh se Hygerta ishte e mbyllur në vetvete dhe se nuk shprehej asnjëherë mbi jetën private.
“Me Hygertën jemi shok klase. Te fakulteti i gjuhëve të huaja, anglisht, viti i parë. Ka qenë si gjithmonë, ulej në vendin e vet, fliste për mësimin. Ka qenë tip i ftohtë, nuk përfshihej shumë në muhabet.
Hygerta ka ardhur në shkollë. Ka qenë e pranishme, sillej i njëjti person, nuk përzihej me ne të tjetër.
Me sa di unë, nuk qëndronte me dikë tjetër. Si unë dhe pjesa tjetër e klasës nuk kemi dijeni për jetën e saj private. Ajo gjë nuk mund të bëhet te prindi, por nuk dua të gjykoj.
U tronditëm se nuk e prisnim të ndodhte diçka e tillë”, tha ai.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026