Avokati Spartak Ngjela ka komentuaar financimet ruse në Partinë Demokratike duke u ndalur edhe tek qëndrimet e Sali Berishës.
Ngjela tha se përhapja e politikës ruse në Shqipëri është e vështirë sepse sipas tij prezenca amerikane është shumë më e madhe.
Erë ruse në Shqipëri?
Ngjela: Është erë me aromë të keqe dhe nuk ka shans të ecë në Shqipëri sepse prezenca amerikane është shumë e madhe në Shqipëri. Këto nuk kanë vlerë për politikën, presioni i Shqipërisë është që lider të caktuar nga dy krahët janë me Beogradin dhe Moskën sepse janë antiamerikanë.
Ai që është më i korruptuar në Shqipëri është më afër Moskës sidomos Beogradit, sepse është i korruptuar. I gjithë korrupsioni pavarësisht nga ngjyra sot keni me Moskën. Por nuk ka realizime sepse prezenca amerikane është e madhe dhe di gjithçka, do t’i bëjë apo jo publik për opinionin shqiptar, kjo mbetet për t’u parë.
Basha sipas Berishës ka zhdukur çdo provë? PD gjatë gjithë këtyre viteve çfarë ka bërë?
Ngjela: Ju mendoni që Basha ka qenë kryetar partie? Ka qenë kukull e Saliut, po janë bërë këto , i ka bërë Saliu. Ku e ke parë ndonjëherë forcën e Bashës. Asnjë që ka mendje politike nuk e pranon që Basha ka qenë kryetar partie. I nxorën dokumente dhe është një problem që do ta nxjerri fakti. Basha ka qenë 4 min kryetar i PD deri në momentin që përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar.
Nëse Basha ka pasur marrëdhënie është bashkë me Saliun, madje Saliu e ka çuar andej. Ai tani po bën avokatinë e vetes, përjashton veten nga përgjegjësia. Mënyra se si flet është të shfajësojë veten,. Këtë mbrojtje ai e bën përballë opinionit publik shqiptar, për të justifikuar çfarë mund të dalë kundër tij, një lloj paraprite se çfarë dokumentesh mund të dalë për të dy. Basha ka bërë gjyq. Për gjyqin e tij nuk ka folur asgjë Saliu.