7.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

FIFA monitoron situatën pas operacioneve ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit, Kupa e Botës 2026 në rrezik

FIFA ka deklaruar se do të “monitorojë zhvillimet” pas fillimit të operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit një situatë që hedh hije të errëta mbi Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet kryesisht në territorin amerikan.

https://d165090e0e79aee90226c8a7aab2ed84.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën fillimin e goditjeve me raketa ndaj Iranit, duke e cilësuar misionin si “operacion i madh luftarak”. SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer një operacion të përbashkët ushtarak, me goditje në disa vendndodhje në Iran, duke përfshirë kryeqytetin Teheran. Irani, nga ana e tij, ka kundërgoditu me raketa drejtuar Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Katar, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Irak, Jordani dhe Bahrejn.

FIFA flet nga Cardiffi

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, i pranishëm në mbledhjen vjetore të Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit (IFAB) në Cardiff të Uellsit, tha: “E lexova lajmin [për Iranin] mëngjesin e sotëm, ashtu si ju.” Ai shtoi se situata do të vijojë të monitorohet nga organet e futbollit botëror.

Irani në Grupin G, sipas kalendarit të gjitha ndeshjet do t’i luaj në territorin amerikan

Irani është kualifikuar për Kupën e Botës nëpërmjet Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) dhe është caktuar të luajë ndaj Belgjikës, Zelandës së Re dhe Egjiptit në Grupin G, me të gjitha ndeshjet e grupit të planifikuara të zhvillohen në territorin e SHBA-së, konkretisht në Seattle, Los Anxhelos dhe Atlanta. Kjo situatë paraqet një paradoks diplomatik dhe sportiv: vendi organizator i shumicës së ndeshjeve ka nisur operacione ushtarake ndaj një prej skuadrave pjesëmarrëse.

Ndalimi i vizave dhe tensionet e mëparshme

Tensionet nuk janë të reja. Gjatë shortit të Kupës së Botës 2026 në Uashington, disa zyrtarë të lartë të federatës iraniane u refuzuan vizat amerikane, gjë që nxiti fillimisht kërcënimin e Federatës Iraniane të Futbollit për të bojkotuar eventin. Nga nëntë anëtarë të delegacionit që kishin aplikuar, vetëm katër morën leje hyrjeje, duke përfshirë trajnerin Ardeshir Amir Ghalenoei.

Megjithëse administrata Trump ka vendosur Iranin në listën e ndalimit të udhëtimit, një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka bërë të ditur se ndalimi vlen vetëm për vizat e emigrantëve dhe nuk zbatohet për vizat jo-imigrant, si ato për turistët, atletët dhe familjet e tyre, si dhe profesionistët e medias që udhëtojnë për Kupën e Botës.

Çfarë mund të bëjë FIFA?

Nuk ka asnjë dispozitë specifike në rregulloren e FIFA-s që do të parandalonte Iranin të luante ndeshjet e tij të grupit në SHBA. Megjithatë, precedentë ekzistojnë: Rusia u pezullua nga garat ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. FIFA mund të ndërhyjë duke ridizenjuar ndeshjet e Iranit drejt Meksikës ose Kanadës, vendet e tjera bashkë-organizatore, ose në skenar ekstrem duke e përjashtuar ekipin. Nëse Irani do të vendosej në Grupin A, mund të shmangte ndedhjet në SHBA, përveçse nëse arrinte çerekfinalet.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka marrëdhënie të ngushta me Presidentin Trump dhe i dha atij çmimin e parë të paqes të FIFA-s në dhjetor, pritet të luajë rol kyç në vendimmarrje. Kupa e Botës 2026 fillon më 11 qershor dhe do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me 104 ndeshje gjithsej.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x