Respekt në mbarë botën në kampionatet e futbollit. Këtë ka kërkuar FIFA për të kujtuar Pele dhe kontributin e tij për sportin më të dashur në botë. Më parë vetë Premier League kishte njoftuar se në ndeshjet e radhës do të mbahej një minutë heshtje në kujtim të tij. Në fakt nuk ishte heshtje, por një duartrokitje e gjatë për brazilianin e cilësuar si mbreti i futbollit, si një nga lojtarët më mirë mëdhenj të të gjitha kohërave.
Edhe në La Liga në Spanjë kanë shfaqur nderimin e tyre ndaj mbretit të futbollit. Klubi Santos po mendon për të pezulluar për një vit fanellën me numrin 10 që ka mbajtur Pele kur luante për këtë skuadër.
Edhe pse homazhet zyrtare shtetërore do të nisim më 2 Janar, brazilianët po tregojnë respektin e tyre në çdo vend që ka lidhje me Pele.
Shtëpia ku lindi në qytetin e Tres Coracoes, është kthyer në vend pelegrinazhi. Kisha ku ai u pagëzua po mban meshë për të.
Në rrugë në sheshe, në monumente, kudo ku ka një foto të Pele po vendosen lule.