Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik dimëror me “Festivalin e dritave”, ceremoninë e ndezjes së dritave të dekorit të festave të fundvitit, e cila është ndjekur nga qindra e mijëra qytetarë korçarë e vizitorë të shumtë.
Korça dhe fshatrat turistikë edhe këtë vit kërkohen nga turistët vendas por edhe ata të huaj. Për tju përgjigjur kërkesave në rritje Bashkia e Korçës ka përgatitur një program të pasur kulturor e artistik e mbi të gjitha ka bërë një dekor të veçantë duke i dhënë një tjetër bukuri qytetit më të madh në juglindje të vendit.
Për kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo, të gjitha hotelet dhe bujtinat e qytetit por edhe ato të Voskopojës, Dardhës e Boboshticës janë të rezervuara prej muajsh, çka tregon se Korça mbetet qyteti më i kërkuar nga turistët.
Dekori i festave i vendosur në të gjitha sheshet e rrugët e qytetit dhe atmosfera e krijuar është pëlqyer e vlerësuar nga qytetarët korçarë.
Nuk kanë munguar as vizitorët e shumtë që kishin zgjedhur të shihnin nga afër atmosferën festive të këtij prag fundviti.
Festa ka vijuar më pas tek rrugica e Pazarit të Vjetër ku për tre netë me radhë do të mbahet 2B FEST në formatin Young Albanian DJ Edition.











- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026