1. Një shpend që rrit trurin në dimër dhe e zvogëlon në pranverë
Një lloj trumcaku me kreshtë të zezë në kokë, Baeolophus atricristatus, çuditërisht arrin të ndryshojë madhësinë e trurit në dimër e pranverë. Në dimër, kur nuk ka ushqim dhe shpendit i duhet të kërkojë fara të fshehura, truri i tij rritet 30%. Përkundrazi, në pranverë, kur ushqimi është i bollshëm, përmasat e trurit zvogëlohen për të ardhur në gjendje normale.
2. Sorrat, “organizojnë” ceremoni mortore
Është e habitshme që edhe sorrat pikëllohen për vdekjen e të ngjashmëve të tyre. Kur një sorrë vdes, simotrat mblidhen rreth saj. Ato i cicërojnë njëra-tjetrës sikur duan të shprehin pikëllimin dhe të mësojnë arsyen e vdekjes. Kjo sjellje e pazakontë ka filluar të studiohet edhe në shpendë e kafshë të të tjera.
3. Gjumë me një sy hapur
Nëse shpendët do të binin në gjumë të thellë, rreziku nga grabitqarët apo faktorë të tjerë do të ishte i madh. Kjo është arsyja pse shpendët flenë vetëm periodikisht. Por edhe kaq nuk do të ishte e mjaftueshme për t’u mbrojtur. Ata duhet të jenë gjithmonë vigjilent, ndaj kur flenë e mbajnë një sy hapur. Shpendët shtegëtarë e kanë edhe më të domosdoshme gjumin me një sy hapur. Kështu, fajkoi alpin mund të fluturojë deri në 200 ditë dhe të fle në ajër me një sy hapur.
4. Shkaba kokëkuqe, shpendi më i “neveritshëm”
Shkaba kokëkuqe që ushqehet me kufoma, krijon një ndjesi neverie për ne njerëzit. Por ka edhe më keq! Nëse, shpendi kërcënohet, ai mund të vjellë përmbajtjen e stomakut dhe ta hedhë atë deri në tre metra në drejtim të grabitqarit. Por neveria jonë nuk mbron këtu. Shkaba kokëkuqe që e lëshon jashtëqitjen mbi këmbë nuk e ka problem, madje përfiton. Jashtëqitja e lëngëshme, ashtu si dhe djersa jonë, avullon duke e mbajtur këmbën të freskët.
5. Shpendët hileqarë dhe të dhunshëm
Disa shpendë nuk lodhen fare për të ndërtuar folenë e tyre. Ata shfrytëzojnë folenë e shpendëve të tjerë për të vendosur e ngrohur vezët e tyre. Por ata nuk mjaftohen me kaq. Herë pas here vinë të kontrollojnë nëse vezët janë aty. Nëse vezët ose të vegjëlit e tyre mungojnë, ata bëhen agresivë, duke prishur folenë dhe vrarë zogjtë e tjerë të sapoçelur
Pergatiti: Prof. Dok. Ethem Ruka
- Elton John humb shikimin: Nuk mund të shoh asgjë, nuk mund të lexoj asgjë - 03/12/2024
- VIDEO/ Berisha i quan deklarata politike akuzat e Bardhit se ai bashkëpunonte me Suel Çelën: Ajo që thotë Gazi, nuk ka asnjë vlerë - 03/12/2024
- Rama në Bruksel me liderët e BE dhe të rajonit, takim me presidentin e ri të KiE - 03/12/2024