7.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Euro 2024, Shqipëria kërkon sot fitoren e dytë kundër Ishujve Faroe

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Një tjetër “finale” shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë edhe fitoren e dytë rresht ne grup.

Trajneri Sylvinho nuk ka rrugë tjetër veçse 3 pikëve, të cilat do të mbanin gjallë shpresat për Euro 2024. Por përveç fitores që është detyrim për lojtarët tanë, të gjithë tifozët shqiptarë janë sy e veshë nga sfida kundërshtarëve në grup.

Moldavia pret Poloninë dhe një barazim mes dy ekipeve do t’i shkonte për shtat kombëtares shqiptare, e cila do të merrte komandën e vendit të dytë me vetëm 1 pikë pas Republikës Çeke që kryeson me 7 pikë pas 3 ndeshjesh.

Gjithashtu në fushën e blertë do të zbresin kombëtare si Portugalia, Belgjika, Norvegjia, Islanda, skuadra që do të kërkojnë fitoren  mbrëmjen e sotme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x