4.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

EULEX kërkon kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX), ka kërkuar kthimin në institucione të serbëve të cilët kanë dhënë dorëheqjen në Veri.

EULEX nënvizoi se kthimi i policëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit tjetër serbë në administratë është esencial.

Misioni shtoi se pavarëisht se ka rriturr patrullimet në zonë nuk mund të përmbushë punën e institucioneve të Republikës së Kosovës.

 “EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit. Prandaj, kthimi në marrëveshjet përkatëse të dialogut që e rregullojnë integrimin në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor është esencial”, tha EULEX.

Artikujt më të kërkuar

6
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x