I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon sot ditën e tij të dytë të vizitës në Shqipëri.
Ai ka takuar mëngjesin e kësaj të mërkure kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të tjerë si Gazment Bardhi, Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku.
Në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Më pas, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa Sali Berishën e ka shmangur pasi është i shpallur non-grata nga SHBA dhe gjithashtu nuk njihet zyrtarisht si kryetar i ndonjë partie politike të regjistruar.
Një ditë më parë, ai u takua edhe me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Escobar ka bërë thirrje që kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit të kenë integritet të lartë dhe të përmbushin kërkesat e ligjit.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026