Shqipëria është një nga temat për të cilat i dërguari special i Shteteve të Bashkuara Gabriel Escobar është pyetur gjatë seancës së sotme që Senati amerikan mbajti në lidhje me rajonin.
Ka qenë senatori Tim Kine ai i cili ka pyetur zotin Escobar në lidhje me bandat dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Zoti Escobar u shpreh se problemi me bandat është një problem rajonal, jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar punën e deritanishme nga SPAK.
Escobar tha se po punohet edhe me Bashkimin Europian për të forcuar këtë organ.
Tim Kine: Në udhëtimet e mia dëgjoj se ka angazhim te bandat ballkanase sidomos me fokus në Shqipëri që kryejnë trafik të lëndëve narkotike. A ka diçka në lidhje me këtë çështje?
Gabriel Escobar: Është çështje serioze. Nuk është e kufizuar vetëm në Shqipëri, të gjitha vendet në rajon vuajnë nga korrupsioni, mungesa e rendit dhe ligjit, që ndihmon një aktivitet të tillë.
Kemi bashkëpunim të mirë me vendet, një pjesë e saj është pasi kemi punuar me ta dhe i kemi fuqizuar në shkëmbimin e informatave për krime komplekse.
Sidomos në Shqipëri po shohim krijimin e një organi anti-korrupsion që ka pasur disa suksese dhe po punojmë me BE për të forcuar këtë organ dhe për të krijuar mundësinë për shkëmbimin e informacioneve.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026