Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se institucionet shtetërore, duhet të konsumojnë 15% të energjisë në krahasim me faturat e një viti më parë.
“Sot në mbledhje e Këshillit të Ministrave bëmë disa ndryshime mbi projekt aktin normativ për kohëzgjatjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Ka të bëjë me masat që do të merren sa i përket instuitucioneve shtetëore. Duhet të bëhemi shembulli i parë sa i rëndësishëm është kurisimi i energjiës këto momenet. Kemi vendosur kërkesë që institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15% të energjisë të konsumuar në krahasim me një vit më parë, një pagesë e barazvlefshme me 3.4 miliardë lekë”, tha Balluku.
- Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan me fjalim historik: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars - 22/03/2026
- “Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet - 22/03/2026
- 22, ditë e Diele - 22/03/2026