Top Channel ka siguruar fletëthirrjen e kreut të PD, Sali Berisha në SPAK për dosjen e ‘21 janarit’.
Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, thonë se Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10:00.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar dokumentin e fletëthirrjes, ku ndër të tjera thuhet “Për nevoja të hetimit, me urdhrin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha.
Shtetasi i sipërpërmendur thirret për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për ngjarjen e datës 21 janar 2011”.
FOTO GALERI


- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy lirohet nga burgu në pritje të apelimit - 10/11/2025
- Ekskluzive/ Dosja e ’21 Janarit, Top Channel siguron fletëthirrjen e Berishës në SPAK - 10/11/2025
- Sulmet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjahtohet 10 ditë nga Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e PD për Ballën - 10/11/2025