8.5 C
Tirana
15 / 10 / 2025

Edhe Agron Shehaj mbështeti Binajn, reagon Hasimja: Do vazhdoj të edukoj brezat e rinj si arsimtar që jam

Ermal Hasmija ka deklaruar se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasimja shkruan se nga dita e sotme do i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese kandidatit të “pavarur” Florian Binaj.

Ai shton më tej se do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj, ndërsa i uroi suksese Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet lokale në Tiranë.

“Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit.

Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj.

Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x