23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

“E ndjejnë rrezikun nga PD”/ Rudina Hajdari: PS nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet vendore!

Rudina Hajdari thotë se mundësitë që Partia Socialiste të fitojë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm janë të pakta, për shkak të pakënaqësisë së madhe qytetare ndaj qeverisjes.

“Nuk mendoj se PS ka shumë shanse”, tha Hajdari e ftuar në Ditarin e A2 CNN. “Në këto kushte ku jemi sot, duke marrë parasysh kushtet ekonomike, duke marrë parasysh protestat e ndryshme që qytetarët po vetëorganizohen, kemi shumë probleme social ekonomike, që po e bën akoma më të vështirë, edhe për ata që marrin rroga…”.

“Kur të vijnë zgjedhjet lokale asnjë qytetar nuk ka për t’i harruar këto. Unë mendoj që do të kemi një dimër shumë të egër përpara dhe zgjedhjet lokale do të jenë në pranverë.

Prandaj nuk mendoj Partia Socialiste është shumë e rehatuar në këto momente, besoj shumë fort që ata e ndjejnë rrezikun dhe Partia Demokratike duhet ta kapë këtë shans dhe jo vetëm të organizohet për zgjedhjet lokale, por duhet të mbështesë të gjithë qytetarët, duke dalë në protesta, si një lloj mekanizmi për të qenë streha e tyre, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë qytetarëve që janë të pakënaqur”.

Kur duhen edhe disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike duket gjithmonë e më e përçarë, pasi palët që mbështesin Berishën dhe ato që mbështesnin Bashën vijojnë të mos bashkëpunojnë. Për Rudina Hajdarin, kjo ndarje e madhe ka ndodhur për faj të lidershipit të vjetër të PD, diçka që është korrigjuar me ndryshimin e tij.

“Ndryshimet që u bënë në statut në kuvendin e 11 dhjetor, thuhet që nëse PD humbet zgjedhjet lokale, kemi të drejtën e rikonfirmimit të kryetarit, dhe nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme, patjetër jep dorëheqjen”, tha Hajdari.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x