21.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

E bujshme nga Italia për Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares shqiptare mund të transferohet drejt Katarit

Një lajm i bujshëm ka ardhur orët e fundit nga Italia, me kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, që ka përfunduar në radarët e Al-Rayyan.

Klubi nga Katari ka nisur bisedimet me Atalantën, teksa i kanë kërkuar kësaj të fundi një çmim sa më parë për 31-vjeçarin shqiptar.

“TuttomercatoWEB” raporton se klubi nga Bergamo mund të kërkojë një shifër rreth 10-15 milionë euro për ta shitur mbrojtësin, e cila mund të jetë e përballueshme për Al-Rayyan.

Gjimshiti është një nga lojtarët që është rritur më shumë së fundmi te Atalanta, i cili mori dhe shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit të sezonit, duke ngritur dhe trofeun e Ligës së Europës në Dublin kundër Leverkusenit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x