Gjenerali i forcave speciale të Gardës Revolucionare të Iranit, Esmail Qaani, dyshohet se është ekzekutuar pasi u akuzua për spiunazh në favor të shërbimit sekret izraelit Mossad.
Sipas raportimeve në mediat e huaja, Qaani u akuzua për bashkëpunim me inteligjencën izraelite dhe më pas u ekzekutua. Megjithatë, deri më tani, mediat ndërkombëtare thonë se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë informacion.
Qaani ishte komandanti i njësisë elitare Quds Force, një strukturë kyçe Gardës Revolucionare të Iranit që merret me operacionet jashtë vendit. Sipas raportimeve, gjenerali iranian ka mbijetuar disa tentativa për atentat dhe ka qenë pranë liderit suprem iranian Ali Khamenei edhe gjatë bombardimeve amerikano-izraelite.
Qaani është zhdukur disa herë nga skena publike gjatë viteve të fundit. Një nga rastet më të përfolura ndodhi pas sulmeve izraelite në Bejrut në vitin 2024, kur për një periudhë nuk pati asnjë informacion për vendndodhjen e tij, përpara se të shfaqej sërish në publik. Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj këtyre raportimeve dhe informacioni mbetet i pakonfirmuar.
- Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit - 06/03/2026
- Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar - 06/03/2026
- Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Tregoi emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm? - 06/03/2026