18.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Dumani në krye të SPAK, avokati: SHBA nuk lejoi që të manipulohej procesi

Avokati Idajet Beqiri përshëndeti zgjedhjet e Altin Dumanit në krye të SPAK duke thënë 47-vjeçari ishte zgjedhja e duhur.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri theksoi  se SHBA i qëndroi në ‘kokë’ këtij procesi duke mos lejuar që të mos bëhen ndërhyrje nga politika.

“Duhet të ishte një proces normal pa zhurmë dhe bujë, por fakti që politika tenton të fusë hundët në SPAK, bëri që ato që janë sponsorët kryesorë të reformës në drejtësi ata që janë ideatorët dhe që e kanë mbështetur në shumë gjëra këtë strukturë i qëndruan në kokë. SHBA nuk la që ky proces të manipulohej. Vlerësoj që përzgjedhja ka qenë e mirë”-tha Beqiri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x