12.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Drejtimi i SPAK pas Krajës, depozitohet kandidatura e parë

Prokurori Adnan Xholi depozitoi zyrtarisht kërkesën dhe shpreh interes për të qenë drejtuesi ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hapja e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, nisi në mes të shtatorit, pasi drejtuesit aktual të institucionit, Arben Kraja i përfundon mandati më 18 dhjetor, dhe sipas ligjit Këshilli duhet të hapë procedurën 3 muaj më parë.

Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, ndërsa Kraja do të mbetet prokuror i SPAK për një mandat 9 vjeçar.

Pas shpalljes së thirrjes për vendin bosh në krye të SPAK, aspirantët për të do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm.

Në vijim, në përfundim të këtij afati, KLP do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do shprehin dëshirën për të kandiduar si dhe zhvillimin e seancave dëgjimore me secilin prej tyre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x