Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan një takim mes tyre në Busan të Koresë së Jugut.
Krerët e të dy vendeve theksuan shtimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat ekonomiko-tregtare, energjetike etj. dhe nxitjen e shkëmbimeve njerëzore
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se ndihet i nderuar që takohet me presidentin Xi. “Kina është një vend i madh, ndërsa presidenti Xi, i shquar dhe i respektuar, është miku im për një kohë të gjatë. Kemi shkuar shumë mirë” tha Trump. Marrëdhëniet amerikano-kineze kanë qenë të mira dhe do të jenë më të mira në të ardhmen, vuri në dukje ai, duke shprehur shpresën që Kina dhe ShBA-ja do të kenë të ardhme më të bukur. Kina është partnerja më e madhe e ShBA-së dhe kur bashkëpunojnë dy vendet, mund të kryejnë gjëra të mëdha. “Bashkëpunimi midis dy vendeve do të arrijë suksese më të mëdha në të ardhmen. Kina do të organizojë samitin jozyrtar të APEC-ut 2026, kurse ShBA-ja do të zhvillojë samitin e G20-s. Unë shpresoj që të dyja palët do të arrijnë sukses,” tha presidenti amerikan.
Në këtë takim, ndër të tjera, Xi vuri në dukje që, nën drejtimin e përbashkët të të dy udhëheqësve, marrëdhëniet kino-amerikane kanë ruajtur në përgjithësi qëndrueshmërinë. Bërja e të dy vendeve partnerë dhe miq është si përvojë historike, ashtu dhe nevojë e realitetit. Të dyja vendet kanë kushte të ndryshme kombëtare dhe disa dallime janë të pashmangshme, teksa, si dy ekonomitë më të mëdha në botë, edhe fërkimet janë gjithashtu normale. Xi shtoi që, përballë stuhive dhe sfidave, të dy krerët e shtetit, si timonierë, duhet të marrin drejtimin dhe të kontrollojnë situatën e përgjithshme, që anija e marrëdhënieve Kinë-ShBA të lundrojë në mënyrë të qëndrueshme. “Jam i gatshëm që të përpiqem bashkë me Presidentin Trump, për të hedhur një bazë të fortë për marrëdhëniet kino-amerikane, duke krijuar një mjedis të mirë për zhvillimin e të dy vendeve,” u shpreh kreu i shtetit kinez.
Presidenti kinez vuri në dukje se ekipet ekonomike e tregtare të të dy vendeve shkëmbyen thellësisht mendime mbi çështjet e rëndësishme ekonomiko-tregtare, duke arritur konsensus për zgjidhjen e problemeve. Marrëdhëniet ekonomike tregtare kino-amerikane kanë kaluar zigzage kohët e fundit, por të cilat u kanë sjellë edhe frymëzim të dyja palëve. Ekonomia e tregtia duhet të vazhdojnë të shërbejnë si gur themeli dhe nxitëse të marrëdhënieve kino-amerikane, dhe jo si pengesa e krijuese konflikti. Të dyja palët duhet të nisen nga gjendja e përgjithshme e të shohin interesat afatgjata nga bashkëpunimi e jo të bien në rrethin vicioz të hakmarrjes së ndërsjelltë.
Gjatë takimit Trump shprehu shpresën për të vizituar Kinën sa më parë vitin e ardhshëm dhe e ftoi presidentin Xi për vizitë në ShBA
- Spalletti mbërrin në zyrat e Juventusit, fillojnë proçedurat zyrtare… - 30/10/2025
- VIDEO: Presidenti kinez e la Trumpin në pritje para gazetarëve, shpërthejnë reagimet në rrjetet sociale - 30/10/2025
- Prenk Jakova dhe Gjoni Athanas, kur muzika dhe historia bashkohen në një himn për Skënderbeun/ Opera “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, 1968 - 30/10/2025